
Për Ferdonije Qerkezin, sot bëhen 24 vite të cilat kanë mbetur në kujtesën e saj si vite të dhimbjeve të mëdha që i përjetoi gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, nëna Ferdonije thotë që nuk do të ndalet së kërkuari e shpresuari se një ditë do të gjenden trupat e familjarëve të saj, shkruan Gazeta10.
“U bënë, 24 vite që dolët nga dera e sh’pisë! 24 vite që jam në pritje e dhimbje pambarim! 24 vite që nuk ju kam pranë fizikisht por gjithmonë shpirtërisht! Nuk do ndalem duke kërku drejtësi për ju edhe nëse m’duhen edhe 24 vite tjera!”, ka shkruar ajo.
Më 27 mars 1999, Ferdonije Qerkezit i janë rrëmbyer, bashkëshorti Halimi me katër djemtë, Artanin, Armendin, Ardianin, dhe Edmondin, Poashtu u rrëmbyen edhe 11 burra dhe djemë të Gjakovës./Gazeta10