Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

25 vjetori i betejës, Kurti në kullën e Haradinajve

Gazeta10
24 March 2023 - 19:14

Raporti: Saranda Aliu

Në Gllogjan të Deçanit u përkujtua 25 vjetori i Epopesë së Dukagjinit, aty ku familjet  Haradinaj dhe Mehmetaj u bënë rezistencë forcave serbe. Mysafiri i ditës për homazhe ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se kjo rezistencë tregoi se Kosova dhe UCK-ja nuk u mposhtën. Ndërsa, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha 25 vjet më parë u thye miti i Serbisë për Kosovën.

Në përvjetorin e Epopesë së Dukagjinit, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i përcjellë nga FSK-ja dhe qindra qytetarë bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve të Gllogjanit në Deçan.

Pas tij, për homazhe te kompleksi memorial “Dëshmorët e Kombit” erdhi edhe kryeministri, Albin Kurti bashkë me kabinetin qeveritar.

Për të vazhduar më pas te Kulla, aty bashkë me Haradianjn e quan nga një gotë.

Kryeministri Kurti u shprehë se Epopeja e Dukagjinit i dha mesazh Serbisë se nuk mposhtet UÇK-ja dhe Kosova.

E ish komandanti i Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj derisa kujtoi të rënët për liri, tha se më 24 mars të vitit 1998 u thye miti i Serbisë.

E pranishme në këtë tubim ishte edhe Sala Jashari, mbesa e familjes Jashari nga Prekazi.

Ajo falënderoi familjen Haradinaj për kontributin e dhënë për liri, derisa i dorëzoi flamurin e qëndisur togerit të FSK-së, Luan Haradinajt të ri.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale mes forcave të UÇK-së dhe atyre të Serbisë, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.

Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.