Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

26 vjeçarja dyshohet se bëri vetëvrasje, policia arreston një person për rastin në Lakrishtë

Gazeta10
12 April 2025 - 9:56

Një 26 vjeçare, ka vdekur dje pasi ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë të Prishtinës. Policia, sot ka bërë të ditur përmes raportit 24 orësh, se e njëjta dyshohet se bëri vetëvrasje.

Lidhur me rastin është arrestuar një person.

Raporti i plotë i policisë:

SHTYTJE NE VETËVRASJE DHE NDIHMË NË VETËVRASJE

Prishtinë 11.04.2025 – 15:53. Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq sipas burimeve të Gazeta10, i arrestuari ishte i dashuri i viktimës, të cilës thuhet se tash e një kohë i kishte bërë presion psikologjik të ndjerës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.