Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

I vihet zjarri Drejtorisë së Burgjeve dhe komisariatit numër 3

Gazeta10
18 October 2026 - 18:37

Persona ende të panjohur i kanë vënë sot pasdite flakën Drejtorisë së Burgjeve dhe Komisariatit numër 3 në Tiranë.

Top Channel raporton se brenda në ndërtesë dyshohet se ka persona, por nuk raportohet për të lënduar, ndërsa po tentohet të fiken flakët.

Ditën e gjashtë të protestës në Tiranë, boshti i tensioneve është zhvendosur nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt qendrës së kryeqytetit, ku sheshi “Skënderbej” është kthyer në arenën kryesore të përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Gjatë zhvillimeve të fundit, një pjesë e protestuesve kanë vijuar goditjet me gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të policisë.

Partia e Vuçiqit dhe aleatët e saj nderojnë me një minutë heshtje Ratko MlladiqinNga ana e tyre, uniformat blu janë kundërpërgjigjur me ndërhyrje të vazhdueshme duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të bërë të mundur shpërndarjen e turmës.

Për dallim nga ditët e mëparshme ku përballjet zhvilloheshin kryesisht përpara Kryeministrisë, zhvendosja e forcave të policisë më poshtë në bulevard dhe përdorimi i mjeteve me presion kanë penguar rigrupimin e protestuesve në vendqëndrimin e mëparshëm.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.