Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Forcat speciale RENEA zbarkojnë edhe sonte para Kryeministrisë në Tiranë

Gazeta10
18 October 2026 - 19:49

Forcat speciale RENEA kanë zbarkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, në një situatë të tensionuar gjatë protestës, me fokus ruajtjen e godinës së Kryeministrisë.

Sipas raportimeve të Euronews.al, prania e forcave speciale vjen në një moment kur përplasjet mes protestuesve dhe Policisë janë përshkallëzuar, me hedhje molotovësh nga protestuesit dhe përdorim të gazit lotsjellës nga efektivët.

Situata në Tiranë, bazuar në raportimet e mediave shqiptare, vijon të jetë e rënduar, ndërsa shtimi i forcave të sigurisë në bulevard synon të mbrojë institucionin qeveritar dhe të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Ndërkohë vazhdon përplasja mes policisë dhe protestuesve prej disa orësh.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.