
Raporti: Gentiana Gashi
Ligji për duhanin vazhdon të mos gjejë zbatim, ani se i njëjti hyri në fuqi që në vitin 2013. Pos shkeljes së tij nga qytetarët dhe subjektet private, të njëjtë gjë po e bëjnë edhe institucionet publike. Sipas një hulumtimi të bërë nga Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim, 27 për qind e qytetarëve i ekspozohen tymit të duhanit në punë e kjo përqindje i përfshinë edhe zyrtarët publik, raporton Kanal10.
Pamje të tilla janë të zakonshme në vende si këto, mirëpo jo edhe në institucione publike.
Megjithëse Kosova ka disa vjet që ka miratuar ligjin për kontrollin e duhanit, por i njëjti vazhdon të shkelet.
Nga Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim, thonë se ky ligj nuk po zbatohet edhe nga vet institucionet publike.
Spahiu shtoi se në bazë të një hulumtimi, rreth 81% e qytetarëve i ekspozohen tymit të duhanit kur frekuentojnë baret, kafenetë apo restorantet.
Përkundër masave të marra, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, nuk ka statistika veçanërisht për gjobat që janë shqiptuar nga pirja e duhanit.
Shkeljen e vazhdueshme të ligjit e kanë parë edhe Ministria e Shëndetësisë, zyrtarë të së cilës kanë thënë se janë të shumtat rastet kur ligji shkelet.
Nga kjo ministri kanë thënë se Inspektorati Shëndetësor ka shqiptuar ne disa raste gjoba për individë dhe subjekte mjekësore kur janë zënë duke e shkelur ligjin.
Ligji për duhanin në Kosovë është miratuar në prill të vitit 2013, në të cilin ndër të tjerash është ndaluar konsumimi i tij në hapësira të brendshme, por që fare pak ka gjetur zbatim. /Gazeta10