Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

27-vjeçarja aksidenton për vdekje këmbësoren në Shkodër

Gazeta10
01 November 2026 - 18:19

Një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur nga një mjet në lëvizje sot në Shkodër.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 15:40, në zonën e njohur si “Ura e Bahçallëkut”, njoftoi Policia e Shtetit.

Sipas policisë, drejtuesja e automjetit B. P. (27), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi timon dhe si pasojë e manovrimit, mjeti ka dalë nga rruga kryesore dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese aty pranë, ku ka goditur shtetasen E. B., e cila po ecte në trotuar.

Policia dhe ekipi hetimor kanë dalë në vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.