Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nafta shtrenjtohet mbi 2% në fundjavë, arrin nivelin më të lartë në 6 muaj

Gazeta10
01 November 2026 - 16:48

Çmimet e naftës u rritën mbi 2% në këtë fundjavë, mes shqetësimeve për furnizimet nga Lindja e Mesme.

Sipas raportimeve ndërkombëtare, kontratat e naftës brent për dhjetor e mbyllën tregtimin më 30 tetor në 117.64 dollarë për fuçi, duke u rritur për 2.76 dollarë, ose 2.4%.

Nafta amerikane WTI arriti në 104.12 dollarë për fuçi, me rritje prej 2.12 dollarësh, ose 2.08%.

Të dy treguesit shënuan nivelet më të larta të mbylljes që nga fundi i prillit.

Kontrata e Brent-it për dhjetor skadoi të premten, ndërsa ajo për janar, e cila tregtohej më aktivisht, u mbyll në 113.43 dollarë për fuçi.

Rritja erdhi pas një sulmi ndaj një anijeje cisternë në Ngushticën e Hormuzit dhe frikës për përshkallëzim të konfliktit me Iranin.

Ndërkohë, gjatë tetorit, brent u shtrenjtua për 13.6%, ndërsa WTI për 15.2%.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.