Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Durim Aliu paralajmëron protestën e radhës kundër Kurtit: Të martën vazhdojmë në orën 16:00

Gazeta10
01 November 2026 - 15:48

Durim Aliu, i cili sot organizoi protestën para Qeverisë së Kosovës duke kerkuar dorheqjen e  kryeministrit Albin Kurti, ka paralajmëruar se protesta do të vazhdojë edhe të martën.

Përmes një postimi, Aliu ka thënë se protesta e parë u mbajt për të ngritur zërin kundër gjendjes në vend, duke theksuar se kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e Albin Kurtit.

Ai ka bërë të ditur se protesta e radhës do të mbahet të martën, në orën 16:00.

“Kjo ishte vetëm fillimi. Zëri i qytetarëve nuk shuhet me një protestë”, ka shkruar Aliu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.