
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar përsëri lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Ajo ka shpërndarë një pjesë të deklarimit të bërë ditë më parë në konferencë për media.
Gërvalla ka thënë se Prokuroria ishte e informuar për dhunën dhe kërcënimet ndaj Zekajt që nga 10 korriku, ndërsa më 23 tetor, vetëm dy ditë para vrasjes, edhe kryeprokurorja ishte njoftuar me shkrim për një kërcënim të drejtpërdrejtë me vrasje ndaj saj nga Albert Sylaj