
Një tjetër dokument rrëqethës që dëshmon thirrjen për ndihmë të Arlinda Zekajt është bërë publik. Bëhet fjalë për një letër që ajo ia kishte drejtuar gjyqtarit Migjen Kastrati, më 7 shtator 2026.
Në letrën e shkruar me dorë, Arlinda shprehte frikën për jetën e saj dhe të fëmijës, duke kërkuar që kërkesa e saj të merrej me urgjencë.
“Shkruaj si një grua që tani po e ndjej rrezikun për jetën e vet, ashtu dhe për jetën e fëmiut që nuk e di ku e kam”, thuhet në letrën e saj.
“Për ju është rutinë, për mua është jetë dhe veç Zoti e di pse ty të ka zgjedhë të shpëtosh jetë.”
Letra mban datën 07.09.2026, ora 14:42, dhe është nënshkruar nga Arlinda Zekaj.