
Sot në Prishtinë do të mbahet protesta e paralajmëruar nga organizatori Durim Aliu, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin që nis në orën 12:00, në Sheshin Skënderbeu.
Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka theksuar se protesta nuk organizohet për interesa partiake, por për qytetarët, familjet dhe të ardhmen e Kosovës.
Kërkesa kryesore është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, e jo vetëm ndryshimi i ministrave.