Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pesë vëllëzërve në Suharekë u hyjnë hajnat nëpër shtëpitë e tyre, vodhën stoli ari dhe gjëra të tjera

Gazeta10
01 November 2026 - 9:19

Një rast i rëndë i vjedhjes është raportuar në fshatin Budakovë të Suharekës, ku persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë në pesë shtëpi të pesë vëllezërve.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 01:00, ndërsa nga shtëpitë dyshohet se janë vjedhur stoli ari, dy motor-sharra dhe një pistoletë me leje përkatëse.

Policia ka bërë të ditur se njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E RËNDË/Budakovë, Suharekë / 28.10.2026 – 01:00. Dyshohet se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në pesë shtëpitë, e pesë viktimave (m/k) vëllezër, ku dyshohet se janë vjedhur stoli ari, dy motor-sharra dhe një pistoletë me leje përkatëse. Njësitë përkatëse policor janë duke hetuar rastin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.