Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Anulohet tenderi “ekstrem emergjent” për goma dimërore për veturat e policisë

Gazeta10
31 October 2026 - 23:19

Policia e Kosovës ka anuluar aktivitetin e prokurimit për furnizimin dhe montimin e gomave dimërore për automjetet e saj.

Sipas njoftimit për anulimin e aktivitetit të prokurimit, vendimi është marrë më 29 tetor, ndërsa në këtë tender kishin marrë pjesë gjithsej tri kompani, të cilat kishin dorëzuar ofertat e tyre.

Vlera e parashikuar e tenderit ishte afro 400 mijë euro.

Në dokumentin e publikuar, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se arsyeja e anulimit është se një dispozitë e Ligjit për Prokurimin Publik ka kërkuar anulimin e aktivitetit të prokurimit.

Në njoftim nuk janë dhënë detaje shtesë se cila dispozitë konkrete ligjore ka imponuar anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit.

Furnizimi me goma dimërore ishte ritenderuar, sakaq në thirrjen e ritenderimit, procesi ishte cilësuar si “ekstrem emergjent”.

Më poshtë detaje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.