
Ish-ambasadorja e Kosovës, Mimoza Ahmetaj në emisionin “Java” e ka vlerësuar dorëheqjen e Gazmend Hoxhës nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, duke e cilësuar si akt që dëshmon etikë profesionale.
Ahmetaj ka thënë se, pavarësisht nëse Hoxha ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në rast, ai ishte në krye të institucionit që është marrë me viktimën.
“Dorëheqja është akti më i lartë që tregon për etikë profesionale që zotëriu Hoxha ka. Ndoshta ai s’ka qenë personi i drejtpërdrejtë i përfshirë në rast, por që është kreu i institucionit që është marrë me viktimën dhe është për t’u përshëndetur veprimi i tij”, tha ajo.