Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes Leonard Kurti, Drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK

Gazeta10
31 October 2026 - 20:27

Është ndarë nga jeta doktor Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe Drejtor i Klinikës së Biokimisë në QKUK.

Lajmi u bë i ditur nga QKUK, e cila shprehu se Leonard Kurti do të kujtohet për kontributin e tij profesional, përkushtimin në punë dhe gjurmët që la gjatë angazhimit të tij në shërbim të shëndetësisë.

Postimi:

Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të drejtorit të Biokimisë Klinike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dr. Leonard Kurti.

Ikja e tij nga kjo jetë është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen dhe të afërmit, por edhe për kolegët, bashkëpunëtorët dhe gjithë institucionin shëndetësor.

Dr. Leonard Kurti do të kujtohet për kontributin e tij profesional, përkushtimin në punë dhe gjurmët që la gjatë angazhimit të tij në shërbim të shëndetësisë.

Në këto momente të rënda, QKUK shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë kolegët. U prehtë në paqe shpirti i tij!

Lamtumirë, Dr. Leonard Kurti! Kujtimi dhe respekti për ju do të mbeten gjithmonë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.