Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

7 raste të reja të dhunës në familje raportohen në polici

Gazeta10
01 November 2026 - 8:55

Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë shqetësuese në Kosovë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë datave 30 dhe 31 tetor janë raportuar disa raste të dhunës fizike dhe psikike, kanosjeve dhe mosrespektimit të vendimeve gjyqësore në Prishtinë, Podujevë, Viti, Pejë dhe Deçan.

Në mesin e rasteve, viktima kanë qenë bashkëshortet dhe familjarët, ndërsa disa nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Në një rast në Pejë, gjatë bastisjes janë sekuestruar edhe armë dhe municion.

Detaje për secilin rast, marrë nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës:

DHUNË NË FAMILJE

·         Prishtinë / 31.10.2026 – 03:50. Është arrestuar i dyshuari (m/k) për shkak se në banesën e tij në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës (f/k) duke përdorë fjalë ofenduese ndaj saj. Viktima me dëshirë është kthyer në banesë te fëmijët e saj, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·         Prishtinë / 31.10.2026 – 09:00. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth shitjes së një pajisje për pastrimin e pishinës viktima (m/k) ishte kanosur dhe ofenduar nga djali i tij, i dyshuari (m/k). I dyshuari ende nuk është hasur nga policia. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar të iniciohet lënda e rastit me veprën e cekur, rasti është duke u  hetuar.

·         Podujevë / 31.10.2026 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i R. Shqipërisë, pasi që kishte sulmuar fizikisht motrën e bashkëshortes së tij viktimës (f/k). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

MOSPËRFILLJE E GJYKATËS

Prishtinë 30.04.2026, NN. I dyshuari (m/k) ish bashkëshorti i ankueses f/k, dyshohet se nuk përfill vendimin e Gjykatës për të paguar alimentacion për fëmijët e tyre. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet.

DHUNË NË FAMILJE

Viti 30.10.2026, 23:30. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje ankuesi (m/k) është kanosur nga djali i tij i dyshuari (m/k). I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE & KANOSJE

Pejë 31.10.2026, 13:00. Dyshohet se bashkëshorti i ankueses (f/k). i dyshuari (m/k) në vazhdimësi i shkakton dhunë fizike dhe psikike si dhe e njëjta është kanosur nga vjehrri i saj i dyshuari (m/k). Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarve, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë, dy karikator, 252 fishekë dhe një leje valide për armë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Deçan / 31.10.2026 – 02:30. Është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij. I dyshuari kishte marr veturën familjare pa dijeninë e prindërve të ti si dhe një trotinet elektrik të cilin edhe e kishe shitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

KANOSJE & DHUNË NË FAMILJE

Pejë 31.10.2026, NN. Dyshohet se  bashkëshorti i ankueses (f/k), i dyshuari (m/k) në vazhdimësi i shkakton dhunë psikike duke e kanosur me fjalë të ndryshme. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.