Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Këto janë 15 qytetet më të sigurta në botë për vitin 2027

Gazeta10
01 November 2026 - 16:04

Oslo, Zyrihu, Amsterdami e Rejkjaviku ndër qytetet europiane më të sigurta për udhëtarët në vitin 2027, bazuar në përvojat e turistëve amerikanë dhe indekset ndërkombëtare të sigurisë.

Kryeqyteti norvegjez shënoi një nga përmirësimet më të mëdha, duke u ngjitur në vendin e gjashtë në botë, nga pozicioni i 17-të.Zyrihu renditet i dyti, duke fituar një pozicion krahasuar me 2026-ën, ndërsa Amsterdami u ngjit nga vendi i katërt në të tretin. Rejkjaviku, kryeqyteti i Islandës që kryesonte renditjen, zbriti në vendin e pestë.

Ndërkohë, Kopenhagen regjistroi një nga rëniet më të mëdha mes qyteteve europiane, duke kaluar nga vendi i dytë në të 12-in. Kryeqyteti danez mbajti pozicionin e dytë, për dy vite radhazi.

Në listën e 15 qyteteve më të sigurta përfshihen edhe Venecia në vendin e tetë, Dublini në të 11-in, Barcelona në të 13-in e Parisi në të 15-in.

Ndërkohë, Berlini vijoi rënien në klasifikim, duke zbritur në vendin e 26-të në vitin 2027, nga i 9-ti më 2025-ën.

Edhe Londra e Lisbona, që një vit më parë renditeshin përkatësisht në vendin e 13-të dhe të 8-të, nuk figurojnë më në 15-shen e parë.

Në nivel global, ndryshimi më i madh u regjistrua nga Montreali në Kanada, i shpallur qyteti më i sigurt për udhëtarët në vitin 2027.

Montreali është ngjitur nga vendi i 16-të në vitin 2026, në krye të klasifikimit. Në vitin 2025 renditej i gjashti.

Autorët e studimit theksojnë se renditja e vitit 2027 ka pasur luhatje të pazakonta, megjithëse ndryshimet e pozicioneve janë të zakonshme nga një vit në tjetrin.

Renditja e 15 qyteteve më të sigurta në botë për vitin 2027

1. Montreal, Kanada

2. Zyrih, Zvicër

3. Amsterdam, Holandë

4. Tokio, Japoni

5. Rejkjavik, Islandë

6. Oslo, Norvegji

7. Singapor

8. Venecia, Itali

9. Sidnej, Australi

10. Honolulu, SHBA

11. Dublin, Irlandë

12. Kopenhagë, Danimarkë

13. Barcelonë, Spanjë

14. San Francisko, SHBA

15. Paris, Francë

Si u realizua studimi

Renditja është pjesë e një studimi vjetor mbi perceptimin e sigurisë nga udhëtarët amerikanë. Fillimisht janë përzgjedhur 38 qytete ndër destinacionet më të frekuentuara prej tyre.

Më pas janë anketuar mbi 1,500 persona, që kanë vlerësuar sigurinë vetëm në qytetet e vizituara personalisht, duke u mbështetur në përvojat e tyre të drejtpërdrejta.

Rezultatet e anketës janë kombinuar me indekset e sigurisë së Numbeos e The Economist, si dhe me vlerësimet e GeoSure Global.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.