Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet 65-vjeçari, babai i 27-vjeçarit të gjetur pa shenja jete në Gjilan

Gazeta10
01 November 2026 - 15:29

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, ku në një shtëpi janë gjetur pa shenja jete një 27-vjeçar dhe një foshnjë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se informatën për rastin e ka pranuar më 1 nëntor, rreth orës 08:47.

Lidhur me rastin, është arrestuar babai i 27-vjeçarit, një 65-vjeçar, i cili dyshohet për përfshirje në këtë ngjarje tragjike.

Me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Hetimet janë duke vazhduar në bashkëpunim me Prokurorinë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.