Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Labinot Azemi frymëzim i shumë personave që dikur u bullizuan: Gjithmonë e them atë që e ndjejë

Gazeta10
24 October 2024 - 8:23

Një numër jo i vogël i shifrave të raporteve të publikuara tregon se bullizmi vazhdon të jetë  ende prezent në shoqërinë tonë.

E ndikimi i tij  në gjendjen emocionale ishte temë diskutimi i programit të  mengjesit, “Dita e Re”, në Kanal10.

Gazetari, Labinot Azemi, si një prej të parëve që reagoi publikisht ndaj kësaj dukurie tha se ajo vazhdon ta përcjell ende, ndose ka vendosur ta mbyll si kapitull.

“Për mua është kënaqësi e madhe kur dëgjoj se është kthyer dhe është bërë “model” ndonse nuk kam dashur ta them asnjëherë, mirëpo për pjesën e bullizmit njihet që Labi ka qenë prej të parëve që ka dal dhe ka fol. Por që kjo pjesë e bullizmit më duket që po zgjatet, pavarësisht se unë kam vendos ta mbyll këtë kapitull”, deklaroi ai.

 

Azemi, në studion e Kanal10 tregoi edhe dallimin që u bë me kalim të kohës, duke thënë se gjërat do ishin më ndryshe.

“Jam munduar ta them gjithmonë atë çka unë jam dhe atë çfarë e kam përjetuar dhe atë çka e kam ndjerë.Mirë jo mirëpo tash me këtë kohë që tani jam, shpesh them t’i kisha pasur mendjen sikur tash edhe kisha bërtit se jo që kisha fol diçka”, shtoi ai. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.