Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu

Gazeta10
07 Maj 2026 - 8:11

Bahri Fazliu ishte njëri ndër themeluesit e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) dhe më vonë u angazhua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Për disa vite ai jetoi në ilegalitet dhe ishte kryeredaktor i revistës “Çlirimi”, botim i LKÇK-së.

Ai ishte gjithashtu vëllai i heroit Fahri Fazliu, i cili më 2 nëntor 1989 bashkë me Afrim Zhitinë ranë heroikisht gjatë një beteje me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Me rastin e përvjetorit të rënies së tij, nga ora 12:00 do të mbahen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani, të Prishtinës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.