Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, avokati: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

Gazeta10
03 October 2026 - 22:22

Videot intime ku shfaqet kompozitori Adrian Hila vijojnë të qarkullojnë në internet, ndërsa Policia shqiptare ka nisur hetim kryesisht për publikimin dhe shpërndarjen e tyre.

Avokati Ledio Braho, foli në A2CNN, për aspektin ligjor të çështjes dhe mundësinë e bllokimit të materialeve intime.

Braho tha se viktimat e cenimit të privatësisë mund t’u drejtohen institucioneve të drejtësisë, ndërsa theksoi se bllokimi i videove në internet është një proces shumë i komplikuar në aspektin teknik.

“Bllokimi i videove është një histori shumë e komplikuar dhe është teknike. Besoj se kjo ka nevojë për një përgjigje teknike”, tha avokati.

“Ligjërisht nuk shoh ndonjë mundësi, sepse videot janë shpërndarë në faqe interneti të huaja dhe më pas janë shpërndarë nëpërmjet platformave të tipit WhatsApp, që është shumë e vështirë t’i kontrollosh”, u shpreh Braho.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.