Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

28-vjet nga zhdukja e Xhavit Hazirit, Kurti: U rrëmbye nga autoritetet serbe dhe mbeti i pagjetur

Gazeta10
17 September 2026 - 17:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar aktivistin Xhavit Haziri, në 28-vjetorin e zhdukjes së tij.

Kurti ka bërë homazhe pranë shtatores së Hazirit në Obiliq, duke rikujtuar rrethanat e rrëmbimit të tij më 17 shtator 1998 dhe veprimtarinë e tij politike e patriotike.

Në një postim, Kurti ka thënë se Haziri u rrëmbye nga autoritetet e sigurisë së Serbisë dhe që nga ajo ditë vazhdon të jetë i pagjetur

“28 vite më parë, aktivisti i shquar Xhavit Haziri, u rrëmbye nga autoritetet e sigurisë së Serbisë dhe u zhduk dhunshëm, duke ngelur i pagjetur që nga atëherë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka treguar se, për ta përkujtuar jetën dhe veprën e Hazirit, ka bërë homazhe pranë shtatores së tij në Obiliq, në përvjetorin e zhdukjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.