
Organizata e Veteranëve të Luftës ka thirrur një protestë gjithëpopullore për të kundërshtuar vendimin në Hagë ndaj ish-katërshes së UÇK-së, e paralajmëruar të mbahet nesër në orën 12:00.
Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur rreth kësaj proteste, ku edhe ka ftur qytetarët të marrin pjesë.
Ai po ashtu ka debatuar edhe me një qytetar në sheshin e Prishtinës.
“A bën unë me ta dhënë një propozim?”, iu drejtuar qytetari, Gucatit.
“5 propozime. Shkruaj 5 propozime në letër unë t’i marrë”, ia ktheu Gucati.
“A i keni 20 miliardë buxhet? Çka na vyn 20 miliardë buxhet kur na dënohen këta”, vazhdoi qytetari.
“Qe ku është hajni, qe ku është mashtruesi. Unë s’jam Qeveria”, theksoi kreu i OVL-së, duke iu referuar kryeministrit Albin Kurti.