Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

33 shtete votuan pro aplikimi të Kosovës në KiE, 7 të tjera – kundër

Gazeta10
24 April 2023 - 17:27

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës e ka çuar përpara aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, kështu duke përmbyllur etapën e parë të këtij procesi, që nisi në maj të vitit të kaluar, kur Kosova edhe aplikoi për anëtarësim.

Aplikimi i Kosovës për t’u bërë pjesëtar i KiE-së, që numëron 46 shtete anëtare, tash është në duar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit.

Në favor të Kosovës për anëtarësim votuan 33 shtete, pra 2/3 e vendeve anëtare.

Shtatë prej tyre ishin kundër, ndërsa pesë abstenuan.

Kështu ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

“Lajm i jashtëzakonshëm dhe i mrekullueshëm nga Strasburgu. Me 33 vota pro, shtatë kundër dhe pesë abstenime Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës pranoi aplikimin për anëtarësim të Kosovës dhe nisi procesin e pranimit, duke i kërkuar Asamblesë Parlamentare të KiE, që të përgatisë një opinion mbi anëtarësimin”, ka shkruar ambasadori Bajrami.

Shtetet që votuan kundër ishin Azerbajxhani, Qipro, Gjeorgjia, Hungaria, Rumania, Serbia e Spanja.

Ndërsa prej atyre që abstenuan janë Sllovakia, Greqia, Bosnjë-Hercegovina, Armenia e Ukraina. /Gayeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.