Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

34-ditëshi i Kushtetueses, Lutfi Haziri: LDK do të sillet me përgjegjësinë më të madhe!

Gazeta10
25 March 2026 - 20:52

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin “Politiko” ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueses për zgjedhjen e presidentit.

Ai ka thënë se LDK-ja do të sillet me përgjegjësi të madhe, ta pranojë dhe ta zbatojë vendimin e Kushtetueses, raoprton Gazeta10.

“LDK-ja do të sillet me përgjegjësinë më të madhe sikur e ka dhënë kontributin e vet në kuadër të një bashkëpunimi politik, por nuk duhet të përdoret ky rast për një alibi të re karshi mundësisë për zgjedhje të reja kjo do të thotë se duhet të kerë angazhim të sinqertë për marrëveshje politike me parimet që janë dakorduar liderët, ose duhet të merret përgjegjësia atij që i tako, pra partisë në pushtet”, tha ai në Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.