
Një qytetar nga komuna e Vitisë në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” ka folur me lot në sy për situatën në këtë komunë.
Qytetari ka folur për Kanal10 për gjendjen ekonomike në Viti më saktësisht për pagat e vogla që nuk munden as gjërat elementare me i mbulu.
Ai tregon se mbijeton me një rrogë 350 euro, dhe atë i’a vonojnë, raporton Gazeta10.
“350 euro e kom rrogën, unë merrem me aktrim dhe nuk jam në gjendje me botu një libër timin, që 20 vite merrem me këtë punë por mundësitë janë shumë të vogla, kam shumë ankesa për komunën e Vitisë, jam i emocionuar sepse situata në Viti nuk është e mirë, rrogat në këtë komunë janë shumë të vogla”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10