
Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Gjilan.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:25, në rrugën “Lufta e Gjilanit”.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.