Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

38 persona të vdekur nga moti i ftohtë në ShBA

Gazeta10
26 December 2022 - 8:20

38 njerëz kanë vdekur nga moti i ftohtë që ka goditur SHBA-në dhe Kanadanë.

Zyrtarët thonë se 34 njerëz vdiqën në të gjithë SHBA-të, me zonën më të goditur të qytetit Buffalo, në shtetin e Nju Jorkut, raporton BBC.

Katër njerëz mbetën të vdekur në Kanada kur një autobus u përmbys në një rrugë me akull pranë qytetit Merritt, në provincën perëndimore të British Columbia.

Mijëra fluturime janë anuluar, duke penguar shumë njerëz që të arrijnë te familjarët e tyre për Krishtlindje.

Më shumë se 55 milionë amerikanë mbetën nën alarmin e të ftohtit dhe të erës të dielën.

Shteti perëndimor amerikan i Montana është më i godituri nga i ftohti, me temperatura që bien në -50F (-45C)./abcnews

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.