
Futbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë arritur të lënë gjurmë me ekipet e tyre në ndeshjet e luajtura gjatë kësaj fundjave, raporton Gazeta10.
Dy lojtarët më të dalluar gjatë këtij vikendi padyshim ishin Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha, të cilët shënuan nga dy gola për ekipet e tyre rrespektive.
Mirlind Daku po vazhdon të jetë në formë mjaft të lartë dhe këtë gjë e tregoi edhe në ndeshjen kundër ekipit slloven Kalcer Radomlje.

Me këtë dy golësh sulmuesi nga Gjilani është topgolashënues në elitën e futbollit slloven me 10 gola.
Ndërkohë edhe Arbër Hoxha me ekipin e tij Slaven Belupo arriti të realizoj dy gola në sfidën ndaj Sibernikut.
Hoxha shënoi golat e vetëm në këtë ndeshje dhe i dhuroi fitoren skuadrës së tij në këtë ballafaqim.

Sulmuesi Milot Rashica ka arritur të asistojë në humbjen e skuadrës së tij Galatasaray në sfidën ndaj Kayserisporit.

Në këtë fundjavë nga futbollistët e Kosovës gjurmë ka arritur të lë edhe mesfushori, Florent Muslija, i cili ka arritur të asistojë në fitoren e Paderbornit ndaj Sandhuasen në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

/Gazeta10/