Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

4 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Gazeta10
14 March 2023 - 9:58

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshme, me 13 mars janë raportuar së paku 4 raste të dhunës në familje duke përfshirë komunat, Fushë Kosovë, Pejë dhe Mitrovicë.

F. Kosovë 13.03.2023-19:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke shkaktuar dhunë psikike ndaj saj si dhe posedon një armë. Nga i dyshuari  është konfiskuar një pistoletë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

 Fushë Kosovë 13.03.2023 – 10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar ë procedurë të rregullt.

 Pejë 13.03.2023-20:00.  Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga  djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë  13.03.2023-16:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar së bashku me dy prindërit e tij  janë  duke  shkaktuar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe e vendim  të prokurorit janë liruar. Rasti në procedurë të rregullt. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.