Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

4-vjeçari u sulmua nga qentë endacakë në prezencë të mësueses

Gazeta10
18 October 2022 - 19:35

Një 4 vjeçar të hënën është sulmuar nga qentë endacakë teksa po luante në oborrin e çerdhes “Gëzimi Ynë” në Prishtinë. Prindërit e tij kanë treguar se 4 vjeçari ishte sulmuar në prani të mësueses së tij, mirëpo sipas tyre, e njëjta nga trauma e marrë nuk ka arritur t’i ofrojë ndihmë. Ata thonë se disa herë ka pasur ankesa për rrezikun që u kanoset fëmijëve nga qentë endacakë, por që të njëjtat nuk janë marrë parasysh. Ndërsa, nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se mbikqyrja e çerdheve nuk është në kompetencën e tyre.

Raporti: Gentiana Gashi, Kamera: Tonin Fejza.

“Për sigurinë e fëmijës tuaj, Ju lutem mbylleni deren”

As edhe kjo shenjë paralajmërimi, nuk kreu punë.

Kjo pasi, hapësira e rrethojave në oborrin e çerdhes publike “Gëzimi Ynë” në Prishtinë, mjaftoi që qentë të hyjnë në to e të kafshojnë një nga fëmijët.

4 vjeçari teksa po luante me bashkëmoshtarët u kafshua në dy këmbët nga qentë endacakë.

Prindi i tij, Hysni Lumi, thotë se për  ngjarjen e ka lajmëruar mësuesja e djalit, duke i thënë që ka marrë vetëm disa gërvishje.

Lumi thotë se gjendja e djalit është përmirësuar, teksa tregoi se ankesa për këtë ka pasur edhe më parë por që janë anashkaluar.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se nuk është në kompetencën  e tyre mbikqyrja e çerdheve.

Derisa, nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, kanë thënë se problemet me qentë endacakë do të vazhdojnë edhe më tej, ani pse deklarojnë se janë duke u marrë intensivishtë me këtë çështje.

Raste të shumta të sulmeve nga qentë endacakë, raportohen vit pas viti në komuna të ndryshme në Kosovë./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=U0M39iQDbHs

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.