Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aleanca kërkon shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për vrasjen e Arlinda Zekajt

Gazeta10
26 October 2026 - 13:10

Aleanca ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve në të gjitha nivelet institucionale që kanë pasur përgjegjësi në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra dje në Vitomiricë të Pejës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, e ka cilësuar rastin jo vetëm si femicid, por edhe si dështim të shtetit dhe të hierarkisë institucionale, duke përmendur institucionet e sundimit të ligjit, Policinë dhe qendrat për punë sociale

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai tha se të gjithë ata që, përmes mosveprimit, kanë kontribuar në këtë situatë duhet të mbajnë përgjegjësi, ndërsa kërkoi shkarkimin e personave përgjegjës në të gjitha nivelet.

Tahiri ka folur edhe për rikthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend. Ai ka thënë se Aleanca ka kërkuar nga Komisioni për Legjislacion që Zyra Ligjore e Kuvendit të përcaktojë procedurat e sakta për mënyrën se si do të procedohet me miratimin ose amendamentimin e këtij ligji

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.