Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

42-vjeçari në Kaçanik pranon se posedonte një armë zjarri, policia ia konfiskon

Gazeta10
08 September 2026 - 21:04

Sot rreth orës 16:20, stacioni policor në Kaçanik ka pranuar një informacion lidhur me një person, për të cilin dyshohej se posedonte armë zjarri në fshatin Rekë të Kaçanikut.

Pas verifikimit të informacionit, njësitet policore, përfshirë edhe njësitin e hetimeve të Kaçanikut, “kanë shkuar në lokacion dhe kanë kontaktuar personin e dyshuar M.M (42 vjeç)”, vijon njoftimi i PK-së.

Gjatë kontaktit, “i dyshuari ka pranuar se posedonte një armë zjarri dhe policia ka konfiskuar një armë pistoletë, së bashku me një fishek në karikator”.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik për intervistim dhe për rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, njofton policia.

Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.