Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çfarë do të bëjë LDK-ja nesër? Haziri jep sinjalin e qartë për kandidatin e VV-së

Gazeta10
08 September 2026 - 21:45

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij do ta mbështesë kandidatin që Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojë për kryetar të Kuvendit në seancën e nesërme.

Duke folur në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haziri ka thënë se ai ka qenë vazhdimisht pro marrëveshjeve, bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet subjekteve politike.

“Unë jam kanë pro marrëveshjeve dhe bashkëpunimit, të koordinimit sa ma të mirë. Kështu që nesër, natyrshëm, duhet me kalu kandidati i VV-së për kryetar të Kuvendit, kushdo që është, dhe nënkryetarët që vijnë nga secila parti”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka theksuar se LDK-ja do ta votojë kandidatin e propozuar nga VV-ja për kryetar të Kuvendit, duke e konsideruar këtë si pjesë të bashkëpunimit dhe koordinimit institucional.

“Ne si LDK e votojmë”, është shprehur Haziri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.