Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident mes dy veturave në Rugovë, dy të lënduar

Gazeta10
28 May 2026 - 17:49

Në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve

Lajmin e  konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Gjakova.

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e hetuar rastin deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

“Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren në fshatin Rugovë, është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Sipas informatave fillestare, deri më tani si pasojë e aksidentit janë raportuar dy persona të lënduar. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e hetuar rastin deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.