Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

45 milionë euro borxhe, KRU “Prishtina”: Shteti mbahet duke paguar shërbimet bazë, koha për veprim

Gazeta10
27 March 2026 - 12:03

Ujësjellësi KRU “Prishtina” ka kërkuar përgjegjësi nga qytetarët për pagesat e faturave të ujit, duke potencuar se kompania është përballë një borxhi prej 45 milionë eurosh.

Kjo kompani thotë se pagesat me rregull janë kontribut i drejtpërdrejtë për një sistem funksional të shërbimit, prandaj bëri thirrje për veprim nga qytetarët.

“SHTETI  mbahet duke paguar shërbimet bazë, siç është uji. Megjithatë, përballë një borxhi prej 45 milionë eurosh për këtë shërbim jetik, lind pyetja: çfarë po bëjmë ne? A do të vazhdojmë të presim duarkryq, apo do të marrim përgjegjësi si qytetarë? Pagesa e rregullt e ujit nuk është vetëm obligim, por edhe kontribut i drejtpërdrejtë për një sistem funksional, për furnizim të qëndrueshëm dhe për të ardhmen tonë të përbashkët. Është koha për veprim”, thuhet në reagim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.