
Drita deklason Llapin, Malisheva fiton në Mitrovicë. Raporton Gazeta10
Në stadiumin me bari sintetik në qytetin e Gjilanit Drita ka mposhtur me rezultat të thellë Llapin 4-0 me dy gola nga penaltia Besnik Krasniqi si dhe nga njëherë realizuan Kryeziu dhe Simunovski.
Ndërkohë në Mitrovicë Trepça 89’ u mposht nga Malisheva me rezultatin 2-3 ku në këtë ndeshje shkëlqeu futbollisti mysafir Alush Gavazaj me dy gola të realizuar. /Gazeta10