
Qeveria Kurti 4 ka miratuar, në mbledhjen e saj të fundit, programin e projektligjeve që synon t’i përgatisë për miratim në Kuvend deri në vitin 2028.
Në mesin e tyre është edhe Projektkodi Civil, miratimi i të cilit kishte dështuar në vitin 2022, për shkak të kundërshtimeve ndaj një neni që parashihte hartimin e një ligji të veçantë për regjistrimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave të së njëjtës gjini.
Sipas programit të Qeverisë, synohet që Projektkodi Civil të përgatitet dhe t’i procedohet Kuvendit për miratim deri më 15 nëntor të këtij viti.
Për këtë proces është përgjegjëse Ministria e Drejtësisë, e udhëhequr nga Donika Gërvalla.