Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident i rëndë në Golem, motori përplaset me bordurën – dy të vdekur

Gazeta10
25 August 2026 - 8:45

Një aksident me pasojë vdekjeje është regjistruar në mesnatë në Golem.

Policia njofton se një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i motorit dhe pasagjeri. Ky i fundit nuk është identifikuara ende.

Golem/Informacion paraprak

Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit tjetër. /a2cnn

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.