
Deputetëve të PDK-së këtë të martë para hyrjes së Qeverisë i janë bashkuar edhe asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Prishtinës.
Ata kanë marrë pjesë së bashku me deputetët e PDK-së në protestën para Qeverisë së Kosovës, e cila po mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
PDK dhe Aleanca po kërkojnë që seanca konstituive të vazhdojë dhe Kuvendi të konstituohet, duke e konsideruar bllokimin e procesit si pengesë për funksionalizimin e institucioneve të reja të Kosovës.