
Pas ankesave të qytetarëve në lidhje me dëmtimin e rrugëve në Shtime, konkretisht ekzistimin e një grope në rrugën “Isa Boletini”, kryetari i kësaj Komunal Qemajl Aliu, në emisionin “Raport”, ka thënë se gropa është krijuar për të grumbulluar ujin e reshjeve atmosferike.
Ai tutje tha që tashmë është gjetur modaliteti për zgjidhjen e saj dhe së shpejti ky problem do të rregullohet.
Aliu ka shpalosur punën e tij në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve duke thënë se tashmë jemi në vitin e dytë të qeverisjes dhe tani po punohet në të gjitha fshatrat dhe lagjet e qytetit.
I pyetur rreth implementimit të projekteve të premtuara Aliu ka thënë se ka shumë projekte që janë në realizim e sipër. /Gazeta10/