Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Behluli përmend sfidat e të raportuarit në gazetari, ndan shembuj

Gazeta10
10 November 2026 - 23:54

Gazetari Mirlind Behluli ka deklaruar se gazetarët dhe gazetaria vazhdojnë të jenë në shënjestër, varësisht nga kampi që i sulmon dhe temat për të cilat raportojnë.

Duke folur sonte në emisionin “Adresa”, Behluli tha se, sipas tij, problemi më i madh për gazetarinë sot nuk është politika, por bizneset e mëdha dhe krimi i organizuar.

Ai veçoi si shembull fajdexhinjtë, për të cilët tha se raportimet mediale bëhen kryesisht vetëm kur ata arrestohen.

Behluli theksoi se gazetarët shpesh hezitojnë të raportojnë për këto dukuri për shkak të rrezikut dhe frikës nga dhuna.

Sipas tij, këto janë sfida serioze me të cilat përballet gazetaria dhe shoqëria.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.