Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeziu-Hyseni: Ka ardhur koha të diskutohet statusi i Kosovës si vend kandidat në BE

Gazeta10
10 November 2026 - 21:28

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka deklaruar se vizita e kryeministrit Albin Kurti në Paris dhe pjesëmarrja e tij në Forumin e Paqes janë mundësi e rëndësishme për të diskutuar me përfaqësues të politikës franceze për zhvillimet në Kosovë dhe integrimin evropian të vendit.

Në ldihje direkte për emisionin “Politiko” në Kanal10, Kryeziu-Hyseni tha se gjatë qëndrimit në Paris, Kurti ka takuar aktorë të shumtë të politikës franceze, me të cilët ka diskutuar për progresin e Kosovës dhe njohjen e saj nga shtetet e Bashkimit Evropian.

Ajo theksoi se në këtë fazë është e rëndësishme që të hapet diskutimi për statusin e Kosovës si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Në fakt, kryeministri Kurti, duke përfaqësuar Kosovën në Forumin e Paqes dhe sigurisht në udhëtimin e tij drejt Parisit, ka takuar aktorë të shumtë të politikës franceze, me të cilët ka folur për progresin që ka shënuar Republika e Kosovës, e cila fatmirësisht është e njohur dhe e pranuar nga shtetet e BE-së.

Për ne është e rëndësishme që në këtë fazë të flasim për çështjen e statusit të vendit kandidat, pasi Republika e Kosovës tashmë ka dorëzuar aplikimin në BE dhe besoj se ka ardhur koha që një çështje e tillë të diskutohet brenda Komisionit. Kjo është një çështje që po e shtyjmë vazhdimisht, në çfarëdo lloj formati të përfaqësimit”, deklaroi Kryeziu-Hyseni.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.