Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Në prag të Ditës së Veteranëve, Ambasada e SHBA-ve në Kosovë nderon veteranët dhe kolegët ushtarakë

Gazeta10
10 November 2026 - 20:45

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë në prag të Ditës së Veteranëve zhvilloi një aktivitet për të nderuar veteranët dhe kolegët ushtarakë.

Me këtë rast, u vlerësua përkushtimi dhe shërbimi i tyre për kontributin për paqen dhe sigurinë në mbarë botën, përfshirë edhe Kosovën.

Përmes këtij aktiviteti, Ambasada amerikane shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

“Faleminderit për shërbimin tuaj!”, thuhet në mesazhin e Ambasadës së SHBA-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.