Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe

Gazeta10
10 November 2026 - 19:06

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i Paqes”.

Ai tha se Shqipëria ka qenë gjithmonë vend paqedashës, teksa shton se Kosova është shtet i pavarur, duke u ndalur edhe te raporti BE-Serbi.

“Shqipëria ka qenë gjithmonë vend paqedashës. Jemi aktivë në nxitjen e paqes dhe ka disa gjëra në jetë për të cilat mund të jesh sado i lirë, por nuk mund të zgjedhësh. Nuk i zgjedh dot as kushërinjtë, as fqinjët. Fqinjët janë aty ku janë, por nuk do të jenë gjëkundi tjetër.

Në raport me BE-në dhe Serbinë, duket sikur gjërat nuk janë më mirë, ndërkohë që Kosova është e pavarur si shtet, njihet nga të gjithë, nuk ka më kthim mbrapa dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta kthyer në një fantazi të re serbe. Sa më shpejt që serbët të kuptojnë se duhet ta shohin Kosovën si një fakt të jetës, aq më mirë do të jetë për ta”, tha Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.