Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Gazeta10
10 November 2026 - 18:12

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Në njoftim shtohet edhe se, rasti është hetuar gjatë kontrollit të rrobave në hyrje të sallës së vizitave, ku zyrtarët korrektues kanë zbuluar një thikë të fshehur në mënyrë të kamufluar brenda xhaketës, e cila ishte destinuar për një person të burgosur.

Njoftimi i plotë:

PARANDALOHET FUTJA E NJË MJETI TË MPREHTË NË QENDRËN E PARABURGIMIT NË PRISHTINË

Sot, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë parandaluar futjen e një mjeti të mprehtë (thikë) në institucion.

Gjatë kontrollit të rrobave në hyrje të sallës së vizitave (Porta Zero), zyrtarët korrektues kanë zbuluar një thikë të fshehur në mënyrë të kamufluar brenda xhaketës, e cila ishte destinuar për një person të burgosur.

Pas zbulimit, vizita është anuluar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës. Rasti është trajtuar në përputhje me procedurat përkatëse.

Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të zbatojë kontrolle dhe masa të rrepta sigurie për të parandaluar futjen e sendeve të ndaluara në institucionet korrektuese.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.