Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shiroka-Pula takon ambasadoren zvicerane, vlerëson rolin e diasporës dhe kontributin e KFOR-it në Kosovë

Gazeta10
10 November 2026 - 16:44

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me të cilën ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për Kosovën.

Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka-Pula ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar se ky shtet vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të vendit në aspektin politik, ekonomik dhe zhvillimor.

Ajo ka shprehur mirënjohje për angazhimin shumëvjeçar të Zvicrës në zhvillimin e Kosovës, mbështetjen në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugëtimin evropian të vendit.

Gjatë takimit, presidentja ka vënë në pah edhe rolin e diasporës shqiptare në Zvicër, duke e cilësuar kontributin e saj të veçantë në forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve.

Po ashtu, është vlerësuar kontributi i Forcave të Armatosura Zvicerane përmes kontingjentit Swisscoy, i cili është pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it në kuadër të NATO-s që nga viti 1999, në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Në përfundim, Shiroka-Pula ka theksuar se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës do të vazhdojë të thellohet dhe se Zvicra do të mbetet përkrahëse e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.