Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arifi: Na sulmuan për 80 euro për megavat, ndërsa sot Vetvendosje energjinë e blenë deri në 700 euro

Gazeta10
10 November 2026 - 19:27

Anëtari i Aleancës , Avni Arifi, ka rikthyer në vëmendje marrëveshjen për energji të Qeverisë Haradinaj me kompaninë amerikane “ContourGlobal”.

I ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Arifi tha se zyrtarët e atëhershëm të Qeverisë Haradinaj ishin përballur me akuza të shumta për shkak të çmimit të paraparë të energjisë.

Sipas tij, në atë kohë çmimet në bursat ndërkombëtare ishin rreth 50-60 euro, ndërsa opozita dhe kundërshtarët politikë e kishin kritikuar ashpër marrëveshjen, duke ngritur akuza për keqpërdorime, korrupsion dhe ndikim të mundshëm në shëndetin e qytetarëve për shkak të ndotjes nga termocentrali.

“Na kanë akuzuar për hajni, për keqpërdorim të parasë së qytetarëve, na kanë thënë se do t’i helmojmë qytetarët me termocentral. Na kanë sharë dhe na kanë sulmuar politikisht për këtë projekt”, ka deklaruar Arifi.

Ai ka thënë se këto akuza i kishin kushtuar politikisht edhe Aleancës, duke theksuar se partia kishte humbur shumë vota për shkak të debatit rreth këtij projekti.

Arifi ka krahasuar çmimin e paraparë prej rreth 80 eurosh me çmimet e larta të energjisë që, sipas tij, Kosova është detyruar t’i paguajë për import gjatë krizave energjetike, duke përmendur shifra deri në 700 euro për megavat-orë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.