Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arifi: Askush nuk duhet ta prekë fotografinë e Ibrahim Rugovës dhe deklaratën e Pavarësisë, as presidentja

Gazeta10
10 November 2026 - 19:57

Avni Arifi nga Aleanca, i ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka komentuar çështjen e fotografisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Arifi ka thënë se askush nuk duhet t’i prekë këto simbole, pavarësisht se kush është në pozitën e presidentit.

Ai ka theksuar se, në parim, nuk beson se presidentja ka pasur për qëllim zhvendosjen e tyre, por ka vlerësuar se në raste të tilla duhet të ketë komunikim paraprak me njerëzit përkatës, në mënyrë që të dihet se cili është plani.

Sipas Arifit, çështje të tilla kërkojnë kujdes dhe koordinim institucional./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.